Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani po marrin pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.
Përveç Presidentit të Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka dhe trajnerit të Xhudos, Driton Kuka, pjesëmarrëse është edhe Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.
Kjo ngjarje është konsideruar si një moment i rëndësishëm për sportin e xhudos dhe për zhvillimin e mëtejshëm të tij. Qendra Nacionale e Xhudos do të shërbejë si një hapësirë për përgatitjen profesionale të sportistëve, zhvillimin e gjeneratave të reja dhe avancimin e mëtejshëm të sukseseve që Kosova ka arritur në arenën ndërkombëtare.







Të tjera
Shteti po investon në ju dhe ju duhet me ia kthy me medalje
Shurupi natyral kundër kollës
Xhudo është suksesi më i madh që kemi ndërtuar dhe treguar si shtet në sport