Në Mitrovicë, në hapje të fushatës, kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se programi i tij politik synon zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, forcim të shtetit ligjor dhe përmirësim të jetës së qytetarëve për secilin në Republikën e Kosovës.
Mitrovica ka qenë komuna ku Lëvizja Vetëvendosje prezantoi planin qeverise për katër vitet e ardhshme.
Kandidati për kryeministër i këtij subjekti Albin Kurti premtoi investimet në ushtrinë e Kosovës duke premtuar rritje të buxetit për FSK-në në 1 miliard euro.
Ai tha se gjatë mandatitt të tij qeverisës syon investimet në zhvillimin e Trepcës e në turizmin e këtij qytetit.
“Do ta ndërtojmë rrugën Smrekonicë–Mitrovicë, do të investojmë në turizëm në Shalën e Bajgorës, do ta shtrijmë rrjetin e ujit të pijshëm dhe do të ndërtojmë impiantin për ujërat e zeza. Trepça do të jetë në qendër të sektorit minerar; në Trepçë do ta përfshijmë si bashkëinvestitor një korporatë nga një aleat i yni, në mënyrë që të ndihmojë zhvillimin. Po ashtu, do të ndajmë një fond prej 50 milionë eurosh për të ditur saktësisht sa të pasur jemi”, tha Kurti.
Kurti premtoi gjithashtu zhvillim ekonomik, rritjen e pagës minimale, shtesa për fëmijë në vlerë prej 90 eurosh, si dhe mbështetje për nënat lehona, e cila, sipas tij, do të arrijë në 500 euro.



Të tjera
Sa gjatë reziston Coronavirusi në rroba
Shprehitë e njerëzve që kurrë nuk sëmuren
Përgatitja e trupit për procesin e lindjes…