Në margjina të Konferenca e Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego.
Në këtë takim, kryeministri shoqërohej nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleatin kryesor të Kosovës, duke theksuar progresin e vendit në aspektin demokratik dhe ekonomik.
Gjatë takimit u diskutua edhe orientimi euro-atlantik i Kosovës dhe angazhimi i vazhdueshëm për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimi Evropian.
Sa i përket raporteve me Serbinë, kryeministri theksoi rëndësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiq për t’u përballur me drejtësinë në Kosovë lidhur me organizimin dhe ekzekutimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023.
Ai po ashtu përmendi nevojën për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike dhe tërheqjen e letrës së ish-kryeministres serbe, Ana Brnabiq, në të cilën thuhet se nuk do të respektohet integriteti territorial i Kosovës./Telegrafi/



Të tjera
Shpërthejnë protestat në Mynih, rreth 200 mijë njerëz kërkojnë ndryshim regjimi në Iran
Gucati: Sipas informacioneve, në protestën e 17 shkurtit do të jenë Begaj e Osmani
Bëni kujdes, nishanet në trupin tuaj mund t’ju sinjalizojnë një rrezik të madh për shëndetin