Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të zonjës Zymë Mazrekaj, nënës së dy dëshmorëve të kombit, Agim dhe Tahir Mazrekaj, transmeton KosovaPost.
“Në të tilla raste kur marrim lajmin që ka vdekur një prind dëshmori, pikëllimi për të përshkohet me ndjenja të thella respekti për përballimin me dinjitet të sakrificës së fëmijëve të tyre dëshmorë”, ka shkruar Kurti.
Ai gjithashtu ka përmendur rolin e zonjës Zymë në edukimin e bijve të saj dhe vlerat që ajo ka transmetuar.
“Gratë si nëna Zymë, që në kushte familjare tradicionale dhe në ambiente kulturore tipike për familjet shqiptare të fundshekullit të kaluar, kanë rritur dhe edukuar fëmijë me mësime për integritet personal dhe atdhedashuri, janë shembuj sipëror të vlerave familjare në rrugëtimin e popullit tonë për çlirimin e vendit”, ka potencuar Kurti.
“Kujtimet për nënën Zymë Mazrekaj do t’u bashkohen kujtimeve dhe nderimit të dy bijve të saj dëshmorë, Agimit dhe Tahirit, përgjithmonë!”, ka përfunduar ai.



Të tjera
Ilaçi i prodhuar nga kjo bimë mund të jetë kura e ardhshme për trajtimin e Coronavirusit
Ka mekanizma për t’u sanuar defekti
Me kontributin e saj unik, ajo është bërë pjesë e historisë së Kosovës