Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkruan se paga mesatare në sektorin privat në vitin 2024, ka shënuar rritjen me të lartë ndonjëherë krahasuar me vitin paraprak.
Duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Kurti vlerëson se në vitit 2024 në krahasim më katër vitet me parë, paga mesatare në sektorin privat është rritur për 50%.
“Në vitin 2024, krahasuar me katër vjet më parë, paga mesatare në sektorin privat është rritur për 50% (neto) përkatësisht 57% (bruto)”, ka shkruar Kurti në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Tutje ai shkruan se nga mbështetja që ka dhënë qëveria që ai drejton kanë përfituar edhe ‘bizneset edhe punëtorët, edhe shteti edhe qytetarët’.
Të tjera
Osmani mbështet ndërtimin e urave mbi Ibër
Albulena Haxhiu është shembull për punën e saj si ministre e Drejtësisë, thotë Donika Gërvalla
Këto truke do ta ndihmojnë fëmijën tuaj t’ju tregojë gjithçka rreth ditës së tij në shkollë