Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sërish pas takimeve që ka pasur në Bruksel, në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.
Kurti në mbledhjen e Qeverisë, tha se takimi ndodhi pas 9 muajsh nga sulmi në Banjskë, transmeton Telegrafi.
Kurti shtoi më tej se “pas 9 muajsh nga sulmi, kryeterroristi Milan Radoiçiq është ende i lirë në Serbi dhe mbrohet në Serbi”.
Gjithashtu, kryeministri theksoi se Serbia duhet t’ia dorëzojë Kosovës grupin paramilitar që ka kryer sulmin në Banjskë.
“Ne nuk mund ta kthejmë heroin tonë, rreshterin Afrim Bunjaku, por Serbia duhet t’ia dorëzojë Kosovës grupin paramilitar që kreu sulmin terrorist në krye me Milan Radoiçiq, dhe të gjithë ata të përballen me drejtësinë”, pohoi ai.
Kryeministri bëri të ditur se tashmë terroristët që janë identifikuar janë në listën e INTERPOL.
“Grupi i identifikuar i terroristëve është hyrë në sistemin e urdhër-arrestit ndërkombëtarë, 39 persona të atij grupi, 37 prej tyre të identifikuar qartë ndodhen në listën e INTERPOL. Përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij ndodhën në liri, nuk ka mirëbesim në dialog”.
Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se janë për dialog dhe fqinjësi të mirë, por që Serbia po vazhdon të shfaq shovinizmin.
Të tjera
Rusia dyshohet se ka penguar navigimin në aeroplanin e Von der Leyen mbi Bullgari
Presidenca deklarohet për takimin Osmani-Basha
Komunikata rreth takimit me Osmanin u lëshua pa miratim, thotë Basha