Kosova për herë të parë do të luajë në Ligën B të Ligës së Kombeve. Kalimin në Ligën B, që është niveli i dytë i Ligës së Kombeve, “Dardanët” e siguruan të dielën mbrëma në Murcia të Spanjës.
Pas ndeshjes ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës. Albin Kurti, i cili e ka uruar ekipin kosovar për fitoren.
“Pesë gola në dy ndeshje kundër Islandës, tre të Vedat Muriqit, që ngrisin Kosovën në Grupin B të UEFA Ligës së Kombeve, e neve të gjithëve na mbushin me krenari për paraqitjen e lojtarëve tanë dhe rezultatin e arritur.
“Përgëzime për lojën, urime e gëzuar për shumë fitore tjera dhe suksese që na presin”, ka shkruar Kurti.



Të tjera
Kryevepra në buzë
Njerëzit inteligjentë jenë më dembelë
Sa minuta vrap duhen në ditë për qeliza të shëndetshme