Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Dhunë në Kosovë, duke kujtuar fatin e mijëra personave që u zhdukën gjatë luftës.
Në shënim të kësaj dite, përfaqësues të institucioneve shtetërore bënë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur, duke nderuar kujtimin e tyre dhe duke shprehur përkushtimin për zbardhjen e fatit të tyre.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri të ditur se institucionet shtetërore po punojnë me përkushtim për gjetjen e të zhdukurve.
“Vetëm gjatë vitit të fundit kemi gjurmuar mbi 23 lokacione të ndryshme, ndërsa këtë vit kemi realizuar 18 aktivitete kërkimore për zbulimin e mbetjeve mortore të më të dashurve tanë,” tha Kurti.
Aktualisht, në Kosovë ende figurojnë të zhdukur rreth 1,600 persona, fati i të cilëve mbetet ende i panjohur.



Të tjera
Në përfaqësitë diplomatike lejohet identifikimi për votim me dokumente të skaduara të vlefshmërisë të Republikës së Kosovës
Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati besim
Më shumë para në fund të muajit për punëtorë