Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, përcjell KosovaPost.
Në takim u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, si dhe u diskutua thellimi i mëtejmë i tij në fusha me interes të përbashkët. U mirëprit vazhdimi i mbështetjes financiare përmes kornizës së bashkëpunimit prej 50 milionë eurosh për periudhën 2026–2030, e fokusuar në punësim, shëndetësi, rritje gjithëpërfshirëse dhe shoqëri civile.
Kryeministri Kurti theksoi rezultate konkrete që janë evidente nga ky bashkëpunim dhe vlerësoi shtetin e Luksemburgut si partner kyç në inovacion, transformim digjital, zhvillim të aftësive dhe tranzicion të gjelbër.
Po ashtu, u potencua rëndësia e avancimit të reformave në drejtësi dhe arsim, si dhe e bashkëpunimit në përmirësimin e sektorit të shëndetësisë.
“Ky bashkëpunim po sjell ndikim të drejtpërdrejtë, veçanërisht për të rinjtë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke kontribuar në forcimin e arsimit profesional, mbështetjen e start-up-eve dhe avancimin drejt një ekonomie më të qëndrueshm”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.




Të tjera
Lu*fta kundër Iranit është paradhomë e asaj kundër Turqisë?!
Kosova do ta kujtojë me mirënjohje
Mënyrat për të disiplinuar fëmijët tuaj, pa u bërtitur