Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti udhëheqësit e Konferencës ImpactCEE nga Polonia, Presidentin Krystian Wolak, Zëvendëspresidenten Joanna Kasprowicz dhe Zyrtaren Kryesore të Përmbajtjes, Marta Liberska, të cilët u shoqëruan nga Ambasadori i Kosovës në Poloni, Drilon S. Gashi.
Konferenca ImpactCEE është e konferenca e tretë më e madhe në Europë pas konferencës në
Davos dhe Konferencës së Sigurisë së Mynihut.
Udhëheqësit e ImpactCEE, të cilët kishin krijuar organizatën para 10 vitesh, shprehën mirënjohjen e tyre për pjesëmarrjen e kryeministrit në konferencën e sivjetme, që u mbajt në muajin maj 2025. Ata shprehën dëshirën për vazhdimin e bashkëpunimit me kryeministrin, në edicionet e ardhshme të konferencës si në Poloni (konferenca kryesore) ashtu edhe në Rumani.
Bashkëbiseduan për rëndësinë e mbështetjes së vlerave demokratike e evropiane dhe të bashkëpunimit ekonomik dhe atë në fushën e investimeve Kosovë-Poloni. Ata u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin për këto qëllime.
Kryeministri Kurti falënderoi delegacion për vizitën dhe u uroi qëndrim sa më të këndshëm në Kosovë.
Të tjera
Procesi nuk është kundërkushtetues, deputetët të votojnë pa ngurrim
Kërcënimet ndaj meje filluan kur përmenda Milan Radoiçiqin
Zlatan Elek dështon për herë të tretë, s’merr votat për nënkryetar