Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati patën sot një drekë pune me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, transmeton KosovaPost.
“Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet e fundit në vend, dhe tema tjera me interes në fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në atë ekonomik dhe tregtar”, thuhet në njoftimin për media.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për raportet e mira, për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, dhe kontributin e saj të rëndësishëm, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.



Të tjera
Sergio Ramos drejt gjigantit anglez
Shorti prodhon dy super derbi
Lojërat Mesdhetare janë test historik