Kurti pret në takim Edi Ramën në ora 15:00

Kurti pret në takim Edi Ramën në ora 15:00

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në diskutimin që ka nisur në Kuvend për projektbuxhetin e vendit për vitin 2026, ka pasur kritika të shumta ndaj Qeverisë, që do të udhëhiqet sërish nga Vetëvendosje.

Sipas tij, buxheti i prezantuar do ta mbajë Kosovën si një vend të varfër, pasi siç thotë Abdixhiku, inflacioni në vend është rritur prej kur VV ka marrë pushtetin.

“Kosova është vendi më i varfër në Evropë dhe ky buxhet nuk ka ambicie, dhe si i tillë do ta mbajë Kosovën si vendin më të varfër në Evropë. Të flasësh për euro, për pare, pa e përmendur inflacionin, sa është gabim politik, aq edhe qëllim propagandistik. Nga dita e parë të Qeverisë së VV-së e deri më sot, inflacioni në Kosovë është plot 30%, rritja më e madhe. Paraja para pesë viteve ka qenë 30% më e vlefshme. Politikat tuaja po e gërryejnë bazën prodhuese të Kosovës.” – tha Abdixhiku.

The post Abdixhiku: Buxheti i prezantuar nga Qeveria e mban Kosovën si vendin më të varfër në Evropë appeared first on GazetaBlic.