Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur tubim në Prishtinë ku ka prezantuar zotimet e qeverisjes së ardhshme.
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar 5 vendimet e para që do t’i marrë si kryeministër në mandatin e ardhshëm:
Miratimi i buxhetit rekord prej 4 miliardë eurosh për vitin 2026;
Procedimi i ligjit të ri për çmime tavan, me qëllim frenimin e abuzimit të tregtarëve me rritjen e çmimeve;
Procedimi i ndryshimit dhe plotësimit të ligjit që heq kufizimin e punësimit për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfitojnë beneficione;
Miratimi i vendimit për pagesën e pagës së 13-të për të gjithë shërbyesit publikë, që në fillim të vitit;
Miratimi i Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, në vlerë prej 200 milionë eurosh, e cila përmban:
a. Mbështetje të njëhershme për pensionistët, fëmijët që marrin shtesa, studentët dhe punëtorët e sektorit privat;
b. Rikthimin e Skemës për Subvencionimin e Kursimit të Energjisë Elektrike, nga e cila pritet të përfitojnë mbi 200 mijë familje përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike.



Të tjera
Testi i ri tregon sëmundjen e mëlçisë para se të shfaqen simptomat
Grimi i Halloween-it, i rrezikshëm për lëkurën. Truket për të “shpëtuar” pas festës
Kurti prezanton 5 vendimet e para që do t’i marrë si kryeministër në mandatin e ardhshëm