Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), të udhëhequr nga Koordinatori për Zhvillim i OKB-së, Stephen O’Malley.
Gjatë takimit u diskutua për prioritetet e Planit Strategjik të UNKT 2026–2030 dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe OKB-së, duke riafirmuar përkushtimin e përbashkët për avancimin e prioriteteve zhvillimore të vendit dhe zbatimin e Agjendës 2030, njofton zyra për komunikim e Kryeministrit.
Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë që prioritetet e UNKT të jenë në përputhje me agjendën kombëtare të zhvillimit dhe mirëpriti vazhdimësinë e bashkëpunimit, duke vënë në dukje përfshirjen e Kosovës edhe përmes bashkëfinancimit në programet e OKB-së.
Bëhet e ditur se të dyja palët u dakorduan të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe të forcojnë më tej mekanizmat e koordinimit për mbështetjen e zhvillimit dhe reformave institucionale në vend.



Të tjera
Si ta kaloni depresionin më lehtë?
Serbët kanë bërë ‘dolli’ me gjak shqiptari
Në Kosovë nuk na lanë të flemë para ndeshjes