Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit për media në këtë takim është diskutuar lidhur me situatën e sigurisë.
‘’Në takim u diskutua për situatën e sigurisë, në një kohë të zhvillimeve dhe ndryshimeve të mëdha në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë, me ç’rast Kryeministri vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm’’, thuhet në njoftim.
Po ashtu gjatë takimit Kurti e falënderoi komandantin Ulutaş për kontributin dhe rolin e tij të rëndësishëm në udhëheqjen e KFOR-it dhe për bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës.



Të tjera
Spanja largon ambasadoren e saj nga Izr@eli
Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në historinë e Kosovës
Arr*estohen në flagrancë dy të dyshuar për f@jde, i kërkonin viktimës shtëpinë e lokalet në vlerë rreth 1 milion euro në emër të kamatave