Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim Oficerin Komandues të anijes amfibe zbarkuese USS Pearl Harbor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, komandant Alban Dervishi, përcjell KosovaPost.
Kryeministri Kurti e falënderoi oficerin komandues shqiptaro-amerikan për vizitën dhe u shpreh i lumtur për sukseset e tij në Forcat Detare të SHBA-së, duke e vlerësuar si shembull të angazhimit, përkushtimit dhe profesionalizmit.
Ata biseduan për bashkëpunimin e ngushtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë Gardën Kombëtare të Ajovës (Iowa). Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës e falënderues për mbështetjen e aleatëve amerikanë në forcimin dhe avancimin e FSK-së.
Kryeministri Kurti, po ashtu, theksoi se Kosova është e përcaktuar qartë në rrugën e saj për integrim euro-atlantik./Arbresh.info




Të tjera
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes pa asnjë golë
Finalja Kosovë–Turqi, Maqedonci e ndjek nga afër me CEO-n e dronëve turk Bykar
Hajde zemra e Shqipërisë