Kryeministri Kurti sot në konferencë është pyetur se a është gati VV për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Ai tha se plani i tyre është ta formojnë qeverinë e re, mirëpo nëse nuk ka Qeveri Kurti 3 janë të gatshëm për zgjedhje.
“Ne po bëhemi gati të qeverisim më shumë se kurrë nëpër komuna anë e mbanë Kosovës, të rikthehemi në qeverisjen e kryeqytetit dhe që është shumë e rëndësishme, po bëhemi gati për qeverinë Kurti 3. Nëse nuk ka qeveri Kurti 3, pa dyshim që jemi të gatshëm për zgjedhje të reja parlamentare. VV në këtë 20 vjetorin e saj është shembull e mësim si organizohen njerëzit për parime politike me ideale kombëtare për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim, andaj gatishmëria jonë është e plotë veçse njëherë plani ynë është për Qeverinë Kurti 3 dhe për këtë po përgatitemi ne, besoj që për këtë duhet të përgatiten dhe të tjerët”, tha ai.
Të tjera
Hetimet për vrasjen e zyrtarit të EULEX-it në 2013, bastisje të reja në veri të Kosovës
Samiti i Berlinit mbahet këtë vit në Londër – liderët pritet të diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal
Ekspertët: Zgjedhjet e shpeshta ndikojnë në paqëndrueshmërinë politike dhe ekonomike të vendit