Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përshëndetur qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen e tyre masive dhe qetësinë gjatë ditës së zgjedhjeve lokale.
Në një postim të bërë në Facebook, Kurti theksoi se qytetarët treguan dinjitet dhe përgjegjësi, duke reflektuar një kulturë të konsoliduar demokratike në vend.
“Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi.
Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara.
Të tjera
Mujka dhe Muzliukaj deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion
Arrihet marrëveshja mes LVV-së dhe LDK-së në Vushtrri
Fruti tipik i vjeshtës, të mirat që sjell në organizëm