Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia është zëri i Rusisë, ndërsa Kosova është sukses i NATO-s.
Kryeministri Kurti, në një intervistë për mediumin polak Polsat, ka folur për kërcënimet ndaj Kosovës.
“Serbia është, si të thuash, zëri i Rusisë,” tha ai.
Kurti shtoi gjithashtu se Kosova është një sukses i NATO-s, në të cilin Polonia ka luajtur një rol të rëndësishëm. “Ne jemi kampionë në Ballkan,” ka deklaruar ai.
Kryeministri Kurti foli gjithashtu për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.



Të tjera
Marrëveshja në Bruksel për të pagjeturit, Hoti: Kam frikë se Serbia s’do ta zbatojë, mbetet të shihet a do ta përdorë BE fuqinë e vet
REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet
Arrestohen 4 persona që shisnin armë në Tiranë, i trafikonin nga Kosova