Kurti takohet me ambasadorin italian, diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti takohet me ambasadorin italian, diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, përcjell KosovaPost.

Ambasadori e uroi Kryeministrin për detyrën dhe përgjegjësinë e tij në krye të Qeverisë, duke riafirmuar përkrahjen e Italisë për Kosovën dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushat e biznesit, kulturës dhe drejtësisë. Të dy palët shprehën vullnetin për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve institucionale në interes të qytetarëve të të dy vendeve.