Në vazhdën e takimeve dhe agjendës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti edhe aktivistë e qytetarë nga Sanxhaku.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim aktivistë e qytetarë nga Sanxhaku, ku ndër ta, prezente ishte edhe Amina Nuraj, aktiviste e çështjes kombëtare në Sanxhak.
“Nuraj foli për pozitën e shqiptarëve në Serbi e veçanërisht në Sanxhak, duke trajtuar sfidat, kërcënimet e shtypjen e përditshme të aparatit shtetëror serb ndaj tyre e që shkel të drejtat e shqiptarëve atje”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Tutje, bëhet e ditur se Kurti shprehu mbështetjen e tij të plotë dhe të parezervë për shqiptarët e Sanxhakut, kauzat dhe përpjekjet e tyre në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive të tyre.



Të tjera
Bëjeni vetë në shtëpi pastruesin natyral për fytyrë
Personat që harrojnë janë më inteligjentë
Vitamina D gjatë shtatzënësisë mbron fëmijët nga alergjitë