Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nesër do të takohet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit.
“Nesër do të takoj edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ku do të diskutojmë edhe me të lidhur me këtë process”, tha ai në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie, raporton Klankosova.tv.
Kujtojmë se ky është takimi i dytë që do të realizohet, pasi edhe javën e kaluar Kurti dhe Abdixhiku u takuan për të njëjtën temë.



Të tjera
Çfarë ndodh me trupin kur i mungon magnezi
Shkëlqen Donjeta Sadiku, e artë në ‘Strandja 2026’
Ballkani triumfon ndaj Drenicës dhe rimerr kreun e tabelës