Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim të parë ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, Karin Anna Maandi, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale, sigurinë dhe integrimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës.
“Kryeministri vlerësoi mbështetjen e Estonisë, si vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndër të tjera në fushën e sundimit të ligjit dhe të qeverisjes digjitale”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se Kurti e falënderoi ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë ndaj Kosovës në proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, teksa i uroi mirëseardhje dhe i ofroi bashkëpunim të plotë.




Të tjera
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi në liqenin e Badovcit
Mihali kërkon hetim për alarmin e Gashit se ka shqiptar që “paguhen me çanta” për dezinformim pro Serbisë
Si ta luftoni migrenën në kushte shtëpie