Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi. Të pranishëm në takim ishin edhe Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, dhe deputetja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.
U bisedua për punën 18 mujore të IKKL-së, nga nëntori i vitit 2023, në hulumtimin e krimeve të luftës dhe mbledhjen e materialeve të grumbulluara nga 338 burime.
Kryeministri Kurti ritheksoi angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për adresimin e të gjitha krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Ai e cilësoi punën e IKKL-së si jetike, për dokumentimin e së vërtetës historike, por edhe për drejtësi.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, bëri të ditur se arkivi i IKKL-së ka vazhduar të zgjerohet dhe tani arkivi fizik përmban 300.25 metra linearë materialesh, ndërsa arkivi elektronik përmban rreth 20.6 TB të dhëna. Ai tha se kjo rritje e të dyja formave të arkivit reflekton jo vetëm përkushtimin e IKKL-së, por edhe besimin në rritje të publikut dhe institucioneve në punën dhe misionin e tij.
“U theksua se këto materiale po arkivohen për t’i shërbyer kujtesës sonë si popull dhe kërkesës sonë për drejtësi, e të cilat do t’u shërbejnë edhe gjeneratave të ardhshme, që të njohin vuajtjet dhe qëndresën e popullit tonë gjatë një periudhe të errët”, thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës..jpg)



Të tjera
10 kuriozitete rreth bebeve!
Dhuratat që s’duhet t’ia bëni partnerit për Shën Valentin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën