Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot ambasadoren e re të Finlandës në Prishtinë, Eevamari Laaksonen.
Ai i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrën e saj, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Kurti theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe falënderoi Finlandën për ndihmën në shtet-ndërtim dhe forcimin e institucioneve demokratike.
Ai po ashtu shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në arsim, inovacion, teknologji, si dhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.



Të tjera
Sekuestrohet he*roinë, arr*estohen tre persona
Kurti kërkon ngritjen e statusit të Kosovës në Organizatën e Frankofonisë
Tr@gjedi në Gjermani, vd@es 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja