Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

Kurti takon kryetarin e Komitetit të Jashtëm të Parlamentit të Finlandës, Johannes Koskinen

Kurti u takua me Kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Finlandës, Johannes Koskinen

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Finlandës, Johannes Koskinen.

Diskutuan mbi thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Kryeministri theksoi se vendi ynë ka përjetuar progres demokratik dhe rritje ekonomike gjatë këtij mandati qeverisës. Veçoi politikat progresiste dhe reformat socio-ekonomike të cilat kanë sjellë edhe dyfishimin e eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, inflacion të ulët e rritje të punësimit.

Kryeministri theksoi përkushtimin e Kosovës në zbatimin e reformave në kuadër të agjendës evropiane dhe Planin e Rritjes të BE-së si dhe avancimin në integrimin evropian përgjatë katër viteve të fundit, gjersa vendi ynë vazhdon edhe të linjëzojë politikën e jashtme në tërësi me atë të Bashkimit Evropian, duke dënuar ashpër agresionin e pajustifikuar rus ndaj Ukrainës dhe vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse.

Kryeministri Kurti falënderoi Finlandën për mbështetjen ndaj Kosovës në lidhje me anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Ai shprehu synimet për integrim në BE dhe NATO, gjersa vlerësoi edhe përkrahjen e Finlandës në kuadër të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kryeministri theksoi edhe objektivin e Kosovës për përfshirje e anëtarësim edhe në Kartën e Adriatikut. Shtoi se shteti ynë vijon të ketë rol proaktiv në promovimin e demokracisë, sigurisë dhe paqes në rajon.