Kurti takon në Munih deputetë të Bundestagut, ua tregon prioritetet e qeverisë së re

Kurti takon në Munih deputetë të Bundestagut, ua tregon prioritetet e qeverisë së re

Kryeministri Albin Kurti, vijoi takimet në Konferencën e Sigurisë në Munih me deputetë nga Bundestagu gjerman, Jurgen Hardt, Adis Ahmetovic, Carl-Philipp Sassenrath dhe Deborah During.

Siç njofton Kryeministria, thellimi i bashkëpunimit bilateral ishte ndër temat e diskutimit.

“Kryeministri ftoi për më shumë investime gjermane në Kosovë, gjersa ky mandat qeverisës do të jetë mes tjerash edhe i hekurudhave, ndërtimit të digave për ujë të pijes, stadiumeve, në kuadër të organizimit të Lojërave Mesdhetare”, u tha në njoftim.

Tutje, thuhet se Kurti ka theksuar edhe rëndësinë e avancimit të Kosovës drejt integrimit evropian, duke filluar nga marrja e statusit të vendit kandidat.

“Deputetët e uruan kryeministrin Kurti për mandatin e ri qeveritar, ndërsa kryeministri Kurti i ftoi ata që ta vizitojnë Kosovën”, përfundon njoftimi i Kryeministrisë.