Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot në zyrën e tij, George Papandreou, ish-kryeministrin e Greqisë dhe tash deputet i PASOK-ut në Republikën e Greqisë, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e Kryeministrisë bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua rreth bashkëpunimit bilateral në rritje ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe rajon, si dhe bashkëpunimin mes partive simotra e dy subjekteve politike që drejtojnë.
“z.Papandreou po qëndron në Prishtinë, ku gjatë paradites, bashkë me kryeministrin Kurti, mori pjesë në hapjen e punimeve të Këshillit Botëror të Unionit Ndërkombëtar të të Rinjve Socialistë (IUSY)”, theksohet në njoftim.



Të tjera
Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme
Mos kërkoni falje, e thotë shkenca
Serbia duhet ta ndjek penalisht Milan Radoiçiqin për rastin “Banjska”