Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, është takuar me presidenten e Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe BERZh-it, me theks të veçantë në zhvillimin e projekteve infrastrukturore dhe ekonomike.
Kurti ka inkurajuar BERZh-in që të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat dhe projektet strategjike, veçanërisht në fushën e energjisë, menaxhimit të ujërave dhe transportit publik.
Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e projekteve infrastrukturore dhe përmbushjen e objektivave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit me këtë institucion financiar ndërkombëtar.
Në përfundim të takimit, Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të BERZh-it në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të vendit.



Të tjera
Policia jep detaje për ndjekjen me kallashnikov të pronarit të “Zone Club”
Konjufca në OKB: Çelësi për paqe dhe stabilitet në Ballkan, njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së dhe NATO-s
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimit me SHBA-në