Zyra për Media e Kryeministrit ka njoftuar për pjesëmarrjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në një koncert të muzikës Jazz të mbajtur të premten në qytetin e Mitrovicës.
Në fjalën e tij në këtë ngjarje, Kurti është munduar të përçojë mesazh politik, se tashmë këto koncerte po mbahen në të dy anët e lumit Ibër dhe se askush s’mund t’i cenoj.
“Këto nëntë koncerte po zhvillohen në të dy anët e Ibrit, sepse e tillë është Mitrovica juaj, Mitrovica e të gjithë neve, pra në të dy anët e Ibrit dhe nuk mund ta pengoj ose cenoj askush këtë zhvillim të përbashkët kulturor”, ka thënë Kurti.
Kurti tutje ka deklarur se muzika Jazz “është një gjuhë muzikore që lë hapësirë për liri, për improvizim dhe për shprehje autentike. Dhe është pikërisht kjo frymë që po reflektohet edhe në jetën kulturore të Mitrovicës së hapur, dinamike dhe krijuese”
Të tjera
Kërkohet paqe dhe lirimi i pe*ngjeve
Simiq tentoi ta shkel Kushtetutën, Basha ia ndali mikrofonin
“Mo nuk kam dyshime kush i shërben Serbisë”