Kryeministri Albin Kurti dje në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se zgjedhjet janë “çështje muajsh”, andaj ju ka bërë thirrje aktivistëve e drejtuesve të qendrave të jenë më kërkues ndaj asambleistëve, deputetëve, e të gjitha figurat që konsiderohen qendrore.
Ai ka kërkuar nga ta t’i maksimalizojnë përpjekjet në mënyrë që procesi zgjedhor t’i gjej të përgatitur dhe të gatshëm për betejat e radhës zgjedhore.
“Nuk është aspak ide e keqe, e përkundrazi, është shumë e mirë, që asambleistët, deputetët, e të gjitha figurat që konsiderohen qendrore, të përfshihen në organizimin tonë, që nga niveli i parë organizativ”.
“Si drejtues të qendrave është me rëndësi që t’i mendoni këto gjëra në këtë drejtim, e të jeni më kërkues edhe ndaj deputetëve, ministrave, zëvendësministrave e anëtarëve të kryesisë qëndrore të Lëvizjes”.
“Tashmë nuk ka dyshim që zgjedhjet janë çështje muajsh. E kur dimë gjëra që janë të afatizuara, nuk ka arsye apo shkaqe që të jemi të papërgatitur”.
‘Kështu që, unë ju bëj thirrje edhe nga këtu sot, që ditët e javët në vijim t’i maksimalizojmë përpjekjet tona në realizimin e objektivave tona në mënyrë që procesi zgjedhor të na gjej të mirëstrukturuar, të përgatitur dhe të gatshëm për betejat e radhës që na presin”, ka thënë Kurti.



Të tjera
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapitale në rajonin e Prizrenit
Arsyet pse duhet të konsumoni gështenja gjatë vjeshtës
Enver Hoxhaj e Xhavit Haliti në tregun e Pejës, kërkojnë “çelës që e çmonton qeverinë, që ia heq shrafat”