Kryeministri në detyrë, Albin Kurti thotë se opozita nuk po beson që ai i ka numrat për formimin e qeverisë, teksa i fton partitë që ta testojnë, duke e votuar Albulena Haxhiun për kryekuvendare.
Ai thotë se kur të votohet Haxhiu, partitë do ta kuptojnë se a i ka numrat për formimin e qeverisë.
Kurti thekson se nëse ai dështon për formimin e qeverisë, atëherë do të ishte fitore për ta.
“Ata nuk besojnë që unë I kam 61 për kryeministër, unë ju them atyre më testoni.
Nëse ata besojnë që nuk I kam 61, për tu bërë kryeministër përsëri le të më testojnë. Lë ta votojnë Albulenën dhe të më testojnë mua. Nëse unë dështoj, do të ishte fitore për ta. Nuk është fitore për ta, duke e bllokuar kuvendin e pamundësuar koorumin”, tha ai për RTK.



Të tjera
Dy arsye pse ndiheni gjithmonë të lodhur, edhe pse keni fjetur shumë
Hoffenheim kërkon 50 milionë euro për Fisnik Asllanin
Më 28 dhjetor do ta bëjmë Albin Kurtin kryeministër për herë të tretë