Kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke theksuar se vota e tyre është vendimtare për fitore, transmeton KosovaPost.
“Angazhimi juaj në zgjedhjet qendrore na nxori të parët në 22 komuna cep më cep Republikës sonë. Tani, me zgjedhjet lokale që po afrojnë, le t’i bëjmë komunat anembanë Kosovës shembull të qytetarisë, të zhvillimit dhe të qeverisjes sonë të mirë,” ka shkruar Kurti.
Ai kujtoi se afati për regjistrim është deri më 29 gusht dhe procesi është i lehtë e i shpejtë.Kurti u bëri apel bashkatdhetarëve që të mos e humbin mundësinë për të kontribuar me votën e tyre.
Të tjera
“Vdekja, kjo Zonjë Omadhështore!”Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë
Si të shmangni thithjen e energjisë negative të njerëzve të tjerë
Lista Serbe rrezik më serioz për Kosovën sesa AfD për Gjermaninë