Takimi i parë zyrtar mes Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kancelarit të Austrisë, Christian Stocker, u zhvillua në Londër, në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit.
Kryeministri Kurti shprehu urimet e tij të përzemërta për shtetin dhe popullin austriak, në prag të shënimit të Ditës Kombëtare të Austrisë këtë fundjavë. Në këtë takim në margjina të Samitit, Kryeministri Kurti dhe Kancelari Stocker biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale, çështjet rajonale, sigurinë dhe integrimin evropian.
Të tjera
Kryeministri Kurti: Banjskën nuk mund ta harrojmë – drejtësia duhet të vihet në vend
Takim në Londër: Kurti dhe kancelari austriak flasin për sigurinë dhe procesin e integrimit evropian
Takim diplomatik në Londër: Kurti dhe sekretarja britanike për Punë të Jashtme diskutojnë para Samitit të Berlinit