Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim dhe në një drekë pune Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Estonisë, Erkki Keldo, transmeton KosovaPost.
Kryeministri vlerësoi partneritetin dhe bashkëpunimin me Estoninë si anëtare e BE-së dhe NATO-së si dhe mbështetjen e integrimit tonë euro-atlantik. Me Estoninë ndajmë realitete të ngjashme të sigurisë dhe një përkushtim ndaj sovranitetit, demokracisë dhe qëndrueshmërisë.
Në takim u bisedua për përvojën e suksesshme të Estonisë në fushën e teknologjisë dhe mundësitë për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit në shërbimet digjitale, inovacion, infrastrukturë dhe energji.
Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Keldo për takimin dhe bisedën, bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin mes dy vendeve tona.



Të tjera
Nura: PDK-ja s’duhet ta votojë Vjosën Osmanin për mandat të dytë, propozon Rifat Jasharin për president
AUV heq kufizimet e importit nga Maqedonia e Veriut pas eliminimit të sëmundjes “Gjuha e Kaltër”
I mësoi botës se kurajoja dhe dinjiteti, jo dh*una- janë rrugët e vërteta drejtë lirisë