Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, kryeministri Kurti do të jetë pjesëmarrës dhe në një panel diskutimi me titull “Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike”.
“Paneli do të hapet nga kryesuesi i bordit drejtues të NDI, Tom Daschle, dhe do të moderohet nga Presidentja e NDI, Tamara Wittes, e ku ndër të tjerë pjesë e panelit do të jetë dhe ish-Sekretari i NATO-s, Lord George Robertson dhe Donna Brazile, ish-drejtuese e Komitetit Kombëtar Demokrat dhe tashmë pjesë e bordit të NDI”, thuhet në njoftim.
Përgjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri do të ketë edhe takime të ndryshme bilaterale.



Të tjera
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lu*fta në Lindjen e Mesme?
Izr@eli “gjakatar” vazhdon su*lmet ndaj shkollave dhe spitaleve në Iran dhe Liban, “ashtu siç bëri në G@za”
Këto janë rrugët më të bukura në botë (Foto)