Kurti udhëton për në Londër, merr pjesë në një diskutim për shtetformimin ekonomik

Kurti udhëton për në Londër, merr pjesë në një diskutim për shtetformimin ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë sonte në një diskutim të organizuar nga ODI Global në Londër, një institut i njohur për kërkime dhe politika zhvillimore.

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se tema e diskutimit do të jetë “Shtetformimi ekonomik dhe stabiliteti global”.

Eventi do të jetë i hapur për pjesëmarrje si fizike, ashtu edhe online, duke u mundësuar publikut të interesuar të ndjekë diskutimin dhe të marrë pjesë aktivisht.

Mihali konfirmoi se Kurti do të jetë një nga pjesëmarrësit kryesorë, duke kontribuar me perspektivën e tij mbi zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin global.