“Nga 23 programe studimi në gashtë fakultete të ndryshme, me mbi katër mijë studentë aktiv gjithsejtë, 450 studentë dalin sot me diplomë në dorë. E njoh ndjenjën e finalizimit të një pune të madhe, sidomos diplomimi i cili shtron rrugën e jetës si asnjë proces e projekt tjetër. Pavarësisht nëse kjo është diploma e parë apo e fundit që e merrni, para jush keni një të ardhme dinjitoze. Ligjëratat, provimet dhe çdo aspekt i jetës universitare janë gurët e bazamentit intelektual e shoqëror që keni vendosur këtu dhe keni ndërtuar këtu dhe ngado që do të shkoni”, u shpreh kryeministri Kurti në adresimin e tij para studentëve dhe stafit akademik.

Ai u dha lëvdata studentëve për aktivitetet e larmishme të universitetit tuaj, që nga panairi i punës e i karrierës dhe promovimi i botimeve të reja, e deri te shfaqja e “Tartufit” klasik të Molierit nga studentët tuaj të Filologjikut para 10 ditësh, teksa shtoi se në qarqet e ngritura akademike tashmë është e qartë se dija dhe avancimi më së miri realizohen në mënyrë ndërdisiplinare, aty ku shkenca dhe arti pra ngërthehen bukur duke plotësuar njëra tjetrën.
“Të jeni krenarë për emrin e Universitetit tuaj dhe ta gëzoni diplomën nga ky Universitet. Suksese të gjithëve! E ju faleminderit nga zemra për ftesën, mikpritjen dhe vëmendjen”, tha kryeministri Kurti në përfundim të adresimit të tij.

Të tjera
Policia konfiskon mbi 500 kg marihuanë në Suharekë, një person në arrati
Kallas: BE drejt vendosjes së taksave mbi mallrat izraelite
Serbia shqyrton shërbimin e detyrueshëm ushtarak, reagon Lugina e Preshevës