Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar Pashkët Ortodokse të gjithë besimtarëve në Kosovë, përcjell KosovaPost.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti uroj edhe shqiptarët ortodoks në trojet tona e në mërgatë.

Postimi i plotë:

Gëzuar Pashkën besimtarëve ortodoksë!

Në këtë ditë të Ringjalljes, besimi bëhet qëndrim dhe veprim. Prej tij nis ndryshimi e përkushtimi te secili, në familje, në shoqëri.

Urime festën e shenjtë të Pashkës të gjithë besimtarëve ortodoksë në Kosovë!

Urime edhe të gjithë shqiptarëve ortodoksë në trojet tona e në mërgatë!

Besim e mirësi në çdo shtëpi e për shumë mot Pashka!