Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë, një ngjarje e rëndësishme kulturore që mbledh botues, autorë dhe lexues nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora.
Këtë vit, panairi mbahet në një atmosferë përkujtimore të veçantë, duke shënuar disa përvjetorë historikë të figurave të mëdha të letërsisë dhe historisë shqiptare si 100-vjetorin e lindjes së Martin Camajt,150-vjetorin e lindjes së Faik Konicës, 200-vjetorin e lindjes së Pashko Vasës, si dhe 400-vjetorin e lindjes së Pjetër Bogdanit.
Gjatë vizitës së tij në panair, Kurti inkurajoi të rinjtë, që të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore dhe të shfrytëzojnë pasurinë e mbi 2000 titujve të rinj dhe 6000 botimeve të viteve të fundit, që vijnë nga rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.
“Tituj ka shumë, që nga rilindasit tanë deri te botimet më aktuale. I ftoj të gjithë të rinjtë e të rejat t’i shfletojnë dhe t’i shfrytëzojnë këto ditë libri. Kohë ka edhe sot, edhe ditën e nesërme”, tha Kurti.



Të tjera
Hedhja e mbeturinave dhe ujërat e zeza ndotin lumenjtë
“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë” – Milanoviq, Vuçiqit: Kujdes me deklaratat
R@ketat godasin zonën e aeroportit të Bagdadit, su*lm edhe në një objekt të Ambasadës Amerikane