Zyra e Kryeministrit njofton se gjatë qëndrimit në qytetin e Gjilanit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, vizituan punishten e projektit të rrugës “Hamdi Kurteshi”, transmeton KosovaPost.
Kurti u njoftua nga kryetari Hyseni për rëndësinë e kësaj rruge, e cila është ndër më të ngarkuarat, për detajet e projektit dhe për punimet që po zhvillohen dhe që janë pranë përfundimit.
Vlera e projektit të zgjerimit të rrugës “Hamdi Kurteshi” është 2.4 milionë euro. Sipas kryetarit Alban Hyseni, nëse punimet vazhdojnë me këtë ritëm, ato pritet të finalizohen gjatë muajve të verës.



Të tjera
3 shenjat më inteligjente të zodiakut
Kurti zotohet për investime në mbrojtje, shëndetësi, arsim e mirëqenie
Gazetarja dhe nëna e saj midis trupave të 25 palestinezëve të nxjerrë nga rrënojat në G@za