Ajo ka thënë se më këtë veprim ata kanë bërë shkelje sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe se ky veprim nuk mund të përsëriten edhe të hënën ku do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.
“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. KOU9/14, pika 128 thotë se “Në konstituimin e Kuvendit, të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë si të dëshirojnë, në mënyrë të hapur ose të fshehtë, të votojnë “për”, “kundër” ose të abstenojnë, dhe nuk mund të lirohen nga të vepruarit kështu. Dje në pikën për zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit, kishte deputetë që nuk morën pjesë fare në votim. Mosvotimi sipas këtij Aktgjykimi konsiderohet shkelje. Ky veprim nuk mund të përsëritet nesër gjatë vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit”, ka shkruar Kusari –Lila në Facebook.
Vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për në orën 15:00. Të shtunën pas dy tentimeve e propozuar e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk mori votat e mjaftueshme.



Të tjera
Këto gabime mos i bëni kurrë në mëngjes
Shpërthen zjarri në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren (VIDEO)
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë