Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusar-Lila, në konferencën e sotme për media është pyetur edhe për listën për deputetë të VV-së dhe faktin që aty mungon ministri Liburn Aliu.
Kusari-Lila ka thënë se pyetja për këtë duhet të bëhet në adresë tjetër dhe se si kryetar e Alternativës mund të flasë vetëm për pesë emrat që partia e saj ka në listën e VV-së për deputetë.
“LVV është bashkë me GUXO dhe Alternativën dhe mund të më pyesni vetëm për 5 emrat që kam propozuar për atë listë.
Për pjesën tjetër përgjigjen dhe përgjegjësit mund t’i kërkoni diku tjetër”, ka thënë ajo.



Të tjera
Katër filxhanë kafe në ditë mbrojnë zemrën tuaj
Caktojuani fëmijëve orarin përmes kësaj metode kreative
Personat që e kanë partnerin optimist jetojnë më gjatë