Deputetja e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se përpjekjet për formimin e Qeverisë Kurti 3 janë ende në vijim, ndërsa ka komentuar edhe reagimin e fundit të kreut të LDK-së ndaj Albin Kurtit, duke e quajtur atë më shumë emocional sesa politik.
“Mendoj që reagimi ka qenë më tepër emocional se pragmatik dhe politik, të paktën ashtu e kam lexuar”, tha Kusari-Lila në Euronews Albania, duke theksuar se qasja e LDK-së në komunikim është ndryshe për shkak të historikut dhe përvojës së saj në krijimin e institucioneve.
“Reagim i ngutshëm, në veçanti, kur kemi të bëjmë me një parti, e cila edhe nga përvoja edhe nga historia ka qasje ndoshta ndryshe të komunikimit në veçanti në raport me krijimin e institucioneve”.
Ajo shtoi se ndonëse vendimi për qëndrimin e LDK-së u takon tërësisht organeve të kësaj partie dhe elektoratit të saj, kishte më shumë “emocion dhe hidhërim” sesa pritej nga një drejtues partie.
Të tjera
Krasniqi kërkon që Kushtetuesja ta refuzojë ankesën e Listës Serbe
Pas Graçanicës Posta e Kosovës merr objektin edhe në Shtërpcë ku ishte duke operuar ilegalisht Posta e Serbisë
Tek Juventusi, unë e përfaqësoj krejt popullin shqiptar