Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, ka zhvilluar sot një takim me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në Kuvend, përcjell KosovaPost.
Përmes një statusi në Facebook, Kusari-Lila ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi kanë diskutuar hapur për zhvillimet e fundit dhe mundësitë konkrete për konstituimin e Kuvendit, duke u bazuar në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
“Të vetëdijshme se të gjithë deputetët kemi një obligim kushtetues për ta mundësuar funksionimin e institucioneve, u pajtuam që të angazhohemi me vullnet të mirë për ta tejkaluar këtë situatë dhe për të ecur përpara brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata”, ka shkruar ajo.
Sipas Kusari-Lilës, me bashkëpunim dhe përgjegjësi do të gjendet rruga për të dalë nga kjo situatë.



Të tjera
Humbni peshë duke ngrënë dardha
Pas 100 vjetësh inteligjenca artificiale do ta sundojë botën
Përfundon numërimi i votave në katër komuna të Kosovës