Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se ende nuk i kanë votat për Qeverinë “Kurti 3”.
Sipas saj, janë afër 4-5 deputetë “mangu” për të pasur minimumin e shumicës që nevojiten.
“Pritjet janë që të kemi një qeveri nga mandatari e kryeministri aktual Kurti, e cila pritet t’i marrë të paktën 61 vota. Megjithatë në këtë moment edhe përderisa po flasim ende nuk kemi konfirmim zyrtar mbi koalicionet e mundshme duke marrë parasysh që numri i deputetëve në grupin tonë parlamentar është 48, 8 të tjerë janë nga komuniteti joshumicë dhe një është nga nënkryetari Rashiq, që prapë i bie që jemi afër 4-5 deputetë mangu për të pasur minimumin e shumicës që duhet pasur”, deklaroi Kusari – Lila në Tëvë1.
Ndër tjerash, deputetja Kusari – Lila tha se edhe në rast se i kanë 61 vota, prapë “do të ishte një qeveri gati se të them e pakicës”



Të tjera
Antibiotikët më të fuqishëm që mund t’i merrni në mënyrë natyrale
Reagon Nezir Kraki, thotë se Tahiri na la të kuptojmë se LDK po hyn….
BIK-u reagon për “fushatën denigruese” ndaj Naim Tërnavës: Pretendimet janë të pavërteta