Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës dhe logos, Lulzim Basha deklaroi nga selia e Kuvendit, se tashmë që opozita është çliruar nga ky ankth duhet të shikojë se ku e ka çuar kauzën e votës së lirë për shkak të kalkulimeve të vogla politike.
Basha deklaroi se nuk ka frikë për fatin e tij personal në politikë, teksa shtoi se kush bën pazare me Edi Ramën e tregoi një ditë më parë dhe vendimi i gjykatës.
“Nuk kam asnjë shqetësim për fatin tim personal në politikë. Unë bëj betejë për ato që besoj. Disa i kam fituar disa i kam humbur. Më çojnë përpara kauzat. Ajo që kërkoj te reforma zgjedhore nuk është për mua, por për qytetarët. Ka 4 muaj që ka pushuar komisioni për reformën zgjedhore për kalkulime të vogla brenda opozitës. Tani që janë çliruar nga ankthi i vulë ti thërrasin mendjes dhe të shohin ku e kanë çuar kauzën e zgjedhjeve të lira. Distancim me Edi Ramën duhet ta bëjnë ata që bëjnë pazare. Kush bën pazare me të e tregon dhe vendimi i djeshëm i gjykatës”, tha Basha.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës