Në pjesën e fundit të emisionit ‘Big Brother Radio’ u biseda u zhvillua mes Elonës dhe Gjestit, ku banori shprehu ndjenjat e tij për Eglin, një mori mendimesh dhe emocionesh të kaluara brenda në shtëpi.
Teksa ai foli për ndjenjat që ka për Eglin dhe përjetimet që kaloi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Elona e përballi me një deklaratë të mëhershme të tij, ku ai kishte lënë të kuptohej se ishte tradhtuar nga dikush gjatë lojës.
“Një njeri kur ta rreh krahun, dhe në fund nuk e ka pasur me sinqeritet dhe u kthye kundër meje, atëherë është thikë pas shpine për mua. Ajo është Rozana Radi që e ka bërë, unë kam qenë i sinqertë me të,” tha Gjesti.



Të tjera
Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimin e reformave
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e lërë më të vendosin tjera