Janë mësuar emrat e tre personave që dyshohet se plagosën dje në Pejë biznesmenin Jeton Buquku.
Media mëson ekskluzivisht identitetin e personave të dyshuar që po hetohen për rrahjen dhe plagosjen e Jeton Buçukut, ngjarje e rëndë që tronditi Pejën dhe po trajtohet si vrasje në tentativë, shkruan sinjali.
Sipas burimeve të besueshme, nga strukturat e afërta me hetimin, në këtë rast janë identifikuar tre persona, të gjithë nga fshati Maznik i Komunës së Deçanit:
• Arjan Misin Qelaj, i lindur më 1981 në fshatin Maznik, Komuna e Deçanit. • Yll Arjan Qelaj, 23 vjeçar nga fshati Maznik, Komuna e Deçanit • Altin Rifat Qelaj, i lindur më 2005 në fshatin Maznik, Komuna e Deçanit.
Hetimet janë në fazë intensive, ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarve, të cilët ndodhen në arrati. Nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të shpejta dhe zgjerimit të hetimeve edhe për persona të tjerë të përfshirë.



Të tjera
Trumpi do të takohet me udhëheqësen e opozitës venezueliane
S’ka lidhje sasia por cilësia e gjumit, për të pasur një tru të shëndetshëm
Policia apelon për kujdes e përdorim të pajisjeve dimërore