Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Alban Krasniqi, ka deklaruar se çdo person që ka tjetërsuar qëllimshëm vullnetin e votuesve në Qendrat Komunale të Numërimit do të përballet me drejtësinë, transmeton KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Krasniqi theksoi se KQZ posedon të gjithë mekanizmat e nevojshëm për të identifikuar si shkeljet ashtu edhe shkelësit në procesin zgjedhor.
Ai ka vlerësuar lart angazhimin e stafit të Sekretariatit të KQZ-së, si dhe të mbi 150 numëruesve që, sipas tij, janë duke punuar pandalur çdo ditë nga ora 08:00 deri në 24:00 në procesin e rinumërimit të kutive të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
“Respekt për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë këtij procesi,” ka shkruar Krasniqi.
Po ashtu, ai ka falënderuar edhe vëzhguesit e subjekteve politike për punën dhe kujdesin e treguar gjatë procesit të rinumërimit në QNR.
Procesi i rinumërimit po vazhdon pas vendimeve të KQZ-së, me synim garantimin e integritetit të votës dhe transparencës së procesit zgjedhor.



Të tjera
Si të mësoni më shpejt?
Nuk ka asnjë arsye për të marrë pjesë në takimin konsultativ të Presidentes
UEFA sanksionon Real Madridin me mbyllje të pjesshme të stadiumit Bernabeu